Live

Numërimi po shkon drejt fundit, kanë mbetur edhe 7 vendvotime në këto komuna

13:35 / 13 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më tani ka numëruar 99.72 për qind të votave, ose votat në 2 mijë e 526 vendvotime, nga 2 mijë e 533 sa janë gjithsej.

Përditësimi i fundit në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve sa i përket numërimit të votave është bërë të mërkurën.

Sipas të dhënave aty, kanë mbetur pa u numërua edhe tri vendvotime në Gjilan, një vendvotim në Deçan, dy në Klinë dhe një në Prizren.

Ndryshe, KQZ po numëron votat e kandidatëve për deputet, ndërsa më pas do të numërohen edhe ato me kusht dhe me postë.

Sipas rezultateve preliminare, VV ka dalë e para në këto zgjedhje me 40.84 për qind të votave, PDK e dyta me 22.05 për qind, LDK me 17.67 për qind dhe AAK e katërta me 7.45 për qind.

Shpërndaje në

U Kopjua