Kompania ajrore “Delta Airlines” ka ofruar nga 30 mijë dollarë për çdo pasagjer që ishte në aeroplanin që u përplas gjatë aterrimit në aeroportin e Torontos, raporton “BBC”.
Mbetet ende e paqartë se çfarë shkaktoi incidentin e së hënës, ndërsa hetimet po vazhdojnë.
Në aeroplan ishin 76 pasagjerë dhe katër pjesëtarë të ekuipazhit. Aeroplani ishte nisur nga Minneapolis, SHBA.
Zëdhënësi i Deltas ka thënë se paratë e ofruara nuk ndikojnë në të drejtat e klientëve