Një zarf i bardhë mbërriti sot në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke sjellë një sfidë të veçantë për Gjestin, i cili mban rolin e liderit këtë javë.
‘Vëllai i Madh’ e vuri atë përballë “Valixhes së Tundimeve”, një sfidë që përmban shpërblime dhe dënime që mund të ndikojnë si tek ai, ashtu edhe tek banorët e tjerë.
Brenda valixhes ndodheshin shtatë zarfa, dhe Gjesti kishte 24 orë kohë për të hapur një prej tyre.

Ai zgjodhi të hapte një menjëherë, duke zbuluar një vendim që ndryshon dinamikën e tij në shtëpi.
Në zarf shkruhej: “Gjesti, për dy javët e ardhshme nuk mund të flesh më me Eglin. Duhet të zgjedhësh një banor tjetër me të cilin do të ndash shtratin gjatë kësaj periudhe. Banori i zgjedhur nuk mund të thotë ‘Jo’. Zgjedhja duhet të bëhet tani”.
Pas një momenti reflektimi, Gjesti vendosi të zgjedhë për të fjetur Rizartën