Partia Alternativa për Gjermaninë (AfD) arriti një rezultat historik në zgjedhjet e djeshme, duke fituar më shumë se 20 për qind të votave dhe nga harta e rezultateve rezulton se ajo e ka kapluar tërësisht pjesën lindore të vendit.
AfD fitoi shumicën në të pesë shtetet federale të Gjermanisë Lindore, tregon harta e rezultateve të zgjedhjeve.
Në Brandenburg, pasi u numëruan të gjitha qendrat e votimit, AfD mori 32.5 për qind të votave.
Në Turingi, pasi u numëruan të gjitha zonat, AfD fitoi 38.6 për qind. Në Saksoni ajo arriti në 37.3 për qind, në Saksoni-Anhalt 37.1 për qind dhe në Mecklenburg-Pomeraninë Perëndimore partia arriti 35 për qind të votave.

Kujtojmë se fitues i zgjedhjeve në Gjermani është koalicioni CDU-CSU, i cili ka fituar 28.6 për qind të votave, ndërsa AfD është në vendin e dytë me 20.8 për qind.
SPD është në vendin e tretë me 16.4 për qind, të Gjelbërit 11.6%, Die Linke 8.8% dhe BSW 4.9 e FDP 4.3%, ndërsa partitë e tjera janë nën 4.5 për qind.
Sipas rezultateve aktuale, CDU-CSU do të ketë 208 përfaqësues në Bundestag, AfD 151, SPD 121, të Gjelbërit 85 dhe Die Linke 64.
Pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve, ish-kancelari gjerman Olaf Scholz iu drejtua mediave.
“Ky është një rezultat i hidhur zgjedhor për Partinë Socialdemokrate dhe gjithashtu një humbje”, tha ai.
Ajo që vijon janë negociatat e vështira që pritet të zhvillohen për formimin e një qeverie, e cila do të drejtohet nga kancelari i ardhshëm Friedrich Merz (CDU).