Live

“Papa ndërron jetë”/ Postimi i rremë krijon panik në rrjet, Vatikani hedh poshtë aludimet: Kaloi një natë të qetë

12:12 / 24 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Gjendja e Papa Françeskut vazhdon të jetë kritike, teksa kreu i Kishës Katolike kaloi një natë të qetë, sipas asaj që raporton vetë Vatikani.

Gjithsesi, rrjeti duket se po “gumëzhin” se Vatikani është duke gënjyer sa i përket shëndetit të Papës, me një postim që shkruan se në të vërtet ai ka ndërruar jetë pasditen e së dielës.

“Me dhimbje të thellë, njoftojmë ndarjen nga jeta të Atit tonë të Shenjtë, Jorge Mario Bergoglio. Papa Françesku u fut në prehjen e përjetshme sot (dje) në orën 19:39, në Spitalin Universitar Agostino Gemelli në Romë. Falënderojmë për shërbimin e tij besnik dhe lutemi për prehjen e shpirtit të tij. Faleminderit për udhëheqjen, dhembshurinë dhe shërbimin tuaj të palëkundur ndaj Kishës. Prehu tani në përqafimin e përjetshëm të dashurisë së Zotit”, shkruhej në postimin që u bë viral në rrjetet sociale.

Por ka qenë vetë Vatikani që i ka hedhur poshtë këto pretendime, duke shkruar mëngjesin e së hënës, se Papa kaloi një natë të qetë, teksa tani po pushon.

Pope Francis had a restful tenth night in the hospital, according to the Holy See Press Office.

“The night went well; the Pope slept and is resting.”

He is receiving treatment for double pneumonia at Rome’s Gemelli Hospital.https://t.co/Zb54goshRW pic.twitter.com/eyZwnbJmJc— Vatican News (@VaticanNews) February 24, 2025

Me mijëra besimtarë kanë shkuar në Vatikan, duke u lutur për shëndetin e tij, pasi të shtunën, Françesku pësoi disa probleme me frymëmmarjen, me mushkritë që dolën jashtë funsksionit.

Shpërndaje në

U Kopjua