Live

Vuçiq: Nëse sanksionet kundër Industrisë së Naftës së Serbisë hyjnë në fuqi, do presim përgjigjen e Rusisë dhe më pas do …

19:08 / 27 Mars 2025

Nga Kosova Live

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha sot për Financial Times (FT) se nuk sheh ndryshim në qëndrimin amerikan në lidhje me vendosjen e sanksioneve ndaj industrisë serbe të naftës dhe se nëse sanksionet hyjnë në fuqi pas skadimit të afatit të premten, Serbia fillimisht do të presë reagimin e Rusisë dhe më pas do të reagojë.

“Ne folëm edhe me amerikanët edhe me rusët dhe me të gjithë për gjetjen e një zgjidhjeje”, tha Vuçiq për FT nga Beogradi.

Ai theksoi, siç citon gazeta britanike, se negociatat me palën amerikane për çështjen NIS nuk kanë lëvizur nga “pika e vdekur”, raporton Tanjug,

Shpërndaje në

U Kopjua