Live

Sherr me thika mes katër personave në Milot, plagoset një 30-vjeçar

17:38 / 16 Prill 2025

Nga Kosova Live

Një person ka mbetur i plagosur me thikë në Milot, pas konfliktit me tre persona të tjerë, ku dy prej të cilëve raportohet se janë vëllezër.

Policia tha se dyshohet se tre prej të të përfshirëvë në rast janë banues në Milot, ndërkaq njëri në Malbardhë.

“Si pasojë është dëmtuar, dyshohet me mjet prerës, shtetasi A. A., rreth 30 vjeç, i cili është dërguar në spital, për mjekim, në gjendje jashtë rrezikut për jetën”.

“Shërbimet e Policisë po kryejnë kontrolle në zonë, për kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt. Ndërkohë, grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të konfliktit”.

Shpërndaje në

U Kopjua