Live

Rizgjidhet kryeministër, Albanese thyen ‘mallkimin e pushtetit’

07:49 / 04 Maj 2025

Nga Kosova Live

Rizgjedhja e Anthony Albanese si kryeministër australian e bën atë kryeministrin e parë që fiton zgjedhje radhazi që nga John Howard në vitin 2004.

Që atëherë, çdo udhëheqës tjetër është përballur me të ashtuquajturin “mallkim i detyrës”, sa i përket kohës së tyre në pushtet.

Duke iu drejtuar besnikëve të partisë në Sydney, Albanese tha se votuesit kishin zgjedhur vlerat australiane, duke përfshirë “drejtësinë, aspiratën dhe mundësinë për të gjithë”.

“Australianët kanë votuar për një të ardhme që i qëndron besnike këtyre vlerave, një të ardhme të ndërtuar mbi gjithçka që na bashkon si australianë dhe gjithçka që e dallon kombin tonë nga bota”, tha ai.

Albanese është gjithashtu kryeministri i parë laburist që fiton zgjedhje radhazi që nga Bob Hawke, i cili udhëhoqi vendin nga viti 1983 deri në vitin 1991.

Shpërndaje në

U Kopjua