Live

Operacioni “Baruti”, në Shkodër kapen arsenal armësh e municionesh

15:42 / 04 Maj 2025

Nga Kosova Live

Policia në Shkodër ka zbuluar një bazë armësh dhe municionesh që mbaheshin për llogari të grupeve kriminale dhe ka arrestuar pronarin e banesës ku u gjetën ato.

Në kuadër të operacionit të koduar “Baruti”, u zbulua një baze kriminale në fshatin Rrencë.

Sipas mediave në Shqipëri, po ashtu u arrestua në flagrancë pronari i banesës së vënë në funksion të veprimtarive kriminale, shtetasi Ç. J., 61 vjeç, me precedent për armëmbajtje pa leje.

Nga kontrolli, në ambientet e banesës u gjetën: 11 pistoleta, kapsollë detonatore me fitil zjarrpërcjellës, rreth 2000 fishekë të kalibrave të ndryshëm, dy antiplumba dhe një silenciator (shurdhuese), transmeton Klankosova.tv.

Armët janë dërguar për ekspertizë në Institutin e Policisë Shkencore, për të provuar përdorimin e tyre për ngjarje kriminale.

Gjithashtu, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po hetohet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë të dyshuarit e përfshirë në rast.

Shpërndaje në

U Kopjua