Live

Gjykata e Apelit refuzon kërkesën e administratës Trump për të revokuar statusin e përkohshëm të mijëra migrantëve

07:55 / 06 Maj 2025

Nga Kosova Live

Një gjykatë federale e apelit në SHBA ka refuzuar kërkesën e administratës së Donald Trump për të revokuar statusin e përkohshëm ligjor të rreth 400 mijë migrantëve nga Kuba, Haiti, Nikaragua dhe Venezuela.

Gjykata vlerësoi se sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, nuk ka paraqitur argument të fortë ligjor për ndërprerjen masive të këtij statusi, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Ky vendim ndalon përkohësisht përpjekjet për t’i dëbuar këta migrantë, të cilët kishin përfituar të drejtën për të qëndruar dhe punuar në SHBA gjatë administratës së presidentit Biden.

Avokatët e të drejtave të migrantëve e kanë quajtur vendimin e qeverisë “të paligjshëm dhe të rrezikshëm”. Administrata Trump pritet të apelojë vendimin në Gjykatën e Lartë.

Shpërndaje në

U Kopjua