Live

Dosja “Gërdeci”, shtyhet gjyqi për Fatmir Mediun

10:24 / 06 Maj 2025

Nga Kosova Live

Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën gjyqësore ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë, Fatmir Mediu, në dosjen “Gërdeci”.

Shkak u bë mungesa e gjyqtares Irena Gjoka, e cila kishte paraqitur një raport mjekësor.

Gjyqi ndaj Mediut ndodhet në fazën e kundërshtimeve që ish-ministri i Mbrojtjes po bën ndaj akt-ekspertizës tekniko-ushtarak të sjellë nga ekspertët, raporton A2CNN.

Shpërndaje në

U Kopjua