Live

“Kemi shumë gjëra të përbashkëta” thotë Trumpi në takim me Carneyn

18:43 / 06 Maj 2025

Nga Kosova Live

Pavarësisht tensioneve midis ShBA-së dhe Kanadasë, fillimi i takimit mes Carneyt dhe Trumpit ishte thjesht i përzemërt, me Trumpin që i dha lëvdata homologut të tij kanadez.

Trump filloi duke e përgëzuar vazhdimisht Carneyn për garën ”e shkëlqyer” zgjedhore dhe për  performancë “të shkëlqyer” në debat.

“Kemi shumë gjëra të përbashkëta. Kemi disa pika të vështira për të diskutuar dhe kjo do të jetë në rregull”, tha Trump.

Carney, nga ana e tij, u kujdes të theksonte se të dy do të gjenin fusha “bashkëpunimi të ndërsjellë”, raporton BBC.

Shpërndaje në

U Kopjua