Live

Trump thotë se tarifa 80% për mallrat kineze “duket e drejtë”

14:36 / 09 Maj 2025

Nga Kosova Live

Presidenti i SHBA-së,  Donald Trump tha të premten se tarifat 80% për mallrat kineze “duken të drejta” ndërsa përfaqësuesit përgatiteshin për bisedimet e fundjavës për të frenuar një luftë tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë.

Sekretari amerikan i Thesarit Scott Bessent dhe kryenegociatori i tregtisë Jamieson Greer do të takohen me carin ekonomik kinez He Lifeng në Zvicër për bisedime që mund të jenë hapi i parë drejt zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të tyre tregtare.

“Kina duhet të hapë tregun e saj në SHBA – do të ishte shumë mirë për ta!!! Tregjet e mbyllura nuk funksionojnë më!!!” tha Trump në një postim të Truth Social.

“Tarifa 80% ndaj Kinës duket e drejtë”, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Që nga marrja e detyrës në janar, Trump ka rritur taksat për importet nga Kina në 145%, përveç atyre që vendosi për shumë mallra kineze gjatë mandatit të tij të parë dhe detyrimeve të vendosura ndaj Pekinit nga administrata Biden.

Kina u kundërpërgjigj duke vendosur kufizime të eksportit për disa elementë të tokës së rrallë dhe duke rritur tarifat për mallrat amerikane në 125%, përveç taksave shtesë për produkte të zgjedhura, duke përfshirë sojën dhe gazin natyror të lëngshëm.

Bisedimet e fundjavës në Gjenevë janë përshkruar nga zyrtarët e administratës Trump si një hap drejt uljes së tensioneve me Kinën.

Shpërndaje në

U Kopjua