Live

Evropa 2025, zbulimet arkeologjike të Ulpianës në pullë postare

14:47 / 09 Maj 2025

Nga Kosova Live

Filatelia e Postës së Kosovës ka vendosur në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare nga tema Evropa të titulluar “Zbulimet kombëtare arkeologjike – Ulpiana 2023”.

Ky emision i pullave postare prezanton një nga zbulimet më të rëndësishme arkeologjike në Kosovë, në parkun arkeologjik të Ulpianës.

“Motivet  e pullave postare mbartin imazhe kushtuar themelimit të  Iustiniana  secunda (Justinianës së dytë), e përshkruar si një  urbs Dardaniae nga perandori  Justinian dhe gruaja e tij Theodora (535-545 AD), si dhe të zogut houbara bustard (outis), një zog shtegtar,  në dyshemenë mozaik të bazilikës episkopale të Iustiniana secunda (535-545 AD), zbuluar nga A. Hajdari, C.J. Goddard dhe M. Berisha|

Ndërkaq, blloku filatelik paraqet “Representation of a houbara bustard (outis), a migratory bird”, pranë një shatërvani në dyshemenë mozaik të bazilikës episkopale të Iustiniana secunda (535-545 AD), zbuluar nga A. Hajdari, C.J. Goddard dhe M. Berisha.

Realizimi i emisionit të pullave postare është mundësuar me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndërkaq  pamjet e këtij emisioni janë siguruar nga vet zbuluesit, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional me Institutin Arkeologjik të Kosovës, Universitetin e Prishtinës dhe ENS, njofton Posta, transmeton Klankosova.tv.

Emisioni i pullave postare përbëhet nga dy pulla postare, blloku  filatelik dhe Zarfi i Ditës së Parë (ZDP), ndërkaq në qarkullim postar do të jetë deri në konsumimin e saj të plotë.

Shpërndaje në

U Kopjua