Live

Çfarë tha Papa Leon XIV në meshën e tij të parë?

07:58 / 10 Maj 2025

Nga Kosova Live

Robert Francis Prevost, amerikani që bëri historinë duke u bërë Papa i parë amerikan, mori emrin Papa Leoni i Katërmbëdhjetë dhe kremtoi meshën e tij të parë në Kapelën Sistine. Pas meshës, ai u përshëndet me duartrokitje nga kardinalët.

Gjatë predikimit të tij në gjuhën italiane, Papa Leoni i Katërmbëdhjetë shprehu shqetësimin për dominimin e teknologjisë, parasë, suksesit, fuqisë dhe kënaqësisë në shumë vende, duke theksuar se këto vlera shpesh e shpërfillin besimin e krishterë.

Ai paralajmëroi se besimi shpesh shihet si diçka e kotë dhe për të dobtët, ndërsa besimtarët ndihen shpesh të përbuzur ose të injoruar.

Papa e filloi meshën me një fjalim në gjuhën angleze, duke nënvizuar mrekullitë që Zoti ka kryer dhe bekimet që vazhdon të derdhë mbi besimtarët.

Ai theksoi gjithashtu se kishte pranuar këtë mision në shërbesën e Shën Pjetrit dhe se do të mbështetej në besimtarët që do të ecin me të në këtë udhëtim.

Të dielën, Papa do të rikthehet për lutjen e tij të parë të drekës në sheshin e Shën Pjetrit, ndërsa të hënën është parashikuar një audiencë me profesionistë të medias nga e gjithë bota në sallën Pali i Gjashtë.

Shpërndaje në

U Kopjua