Kryeministri sllovak Robert Fico tha se vendi i tij dëshiron të zhvillojë marrëdhënie me Rusinë dhe i ka tallur kritikët e Bashkimit Evropian që krijuan pengesa për pjesëmarrjen e tij në përkujtimet e Luftës së Dytë Botërore në Moskë.
Fico u shkëput nga BE-ja duke vizituar Moskën në fund të vitit të kaluar, më shumë se dy vjet pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ai u takua me presidentin rus Vladimir Putin në Kremlin vonë të premten në mbrëmje, pas paradës në Sheshin e Kuq që shënonte 80-vjetorin e fitores ndaj Gjermanisë naziste.