Live

Sherr në një Qendër Votimi në Milot, dëgjohen edhe të shtëna armësh

16:50 / 11 Maj 2025

Nga Kosova Live

Në Qendrën e Votimit 871 në Fushë Milot ka ndodhur një përplasje mes dy personash.

Nuk dihet ende se përse u përfshinë në sherr në perimetrin e qendrës votuese, ndërsa më vonë kanë dalë në rrugë dhe janë dëgjuar krisma armësh, transmeton klankosova.tv.

Në vendngjarje janë parë edhe forca të shumta policie.

Sipas TCh, të përfshirë në këtë rast janë dy persona.

Shpërndaje në

U Kopjua