Çdo vit më 12 maj shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermierisë.
Në kuadër të kësaj dite, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare vlerësoi kontributin e tyre të çmuar në shërbim të pacientëve.
“Sot në këtë Ditë Ndërkombëtare të Infermierisë një falënderim i madh për të gjithë infermierët për profesionalizmin, përkushtimin, kujdesin dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore për pacientët dhe qytetarët e Kryeqytetit”.
“Roli i infermierit është i pazëvendësueshëm, andaj në këtë ditë të shënuar ne shprehim nderim, respekt dhe mirënjohje të thellë për sakrificat, punën e palodhur që ata e bëjnë çdo ditë, të gatshëm gjithmonë në ofrimin e kujdesit shëndetësor për pacientët dhe qytetarët tanë”, thuhet në reagimin e QKMF-së.