Live

Ndërpritet numërimi në Dibër, shkak, lodhja e komisionerëve

10:30 / 12 Maj 2025

Nga Kosova Live

Në bashkinë Dibër procesi i numërimit është ndërprerë prej disa minutash. Shkak i ndërprerjes është bërë lodhja e komisionerëve, teksa procesi pritet të rifillojë në mesditë.

Ndërkohë sa i takon rezultateve të deritanishme në këtë qark, duket se kryeson bindshëm Partia Socialiste.

Më poshtë mund t’i shihni rezultatet e deritanishme për bashkitë e këtij qarku.

Në bashkinë e Dibrës kryeson PS me 3109 vota, ndërkohë PD-ASHM me 2465 vota, pra 42% ka arritur të marrë kjo parti deri në këto momente, teksa 53% i ka marrë PS.Bashkia e Bulqizës kryeson Partia Socialiste më një rezultat me të thellë se bashkitë tjera të këtij qarku.Në bashkinë e Klosit deri në këto momente janë numëruar gjysmat e kutive të votimit nga 26 në total, teksa në mesditë pritet të përfundojë numërimi. Edhe në bashkinë Mat kryeson PS, raporton Tv Klan.

Shpërndaje në

U Kopjua