Një burrë derisa ishte duke kryer punime në Ferizaj, ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti për deminim i KFOR dhe FSK, po ashtu edhe njësitet policore, transmeton Klankosova.tv.
Pas ndërhyrjes së KFOR-it dhe FSK-së, është tërhequr mjeti i pashpërthyer.
“Është raportuar se ankuesi mashkull kosovar gjersa ishte duke kryer disa punime (gërmime) ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i KFOR dhe FSK kanë tërheq mjetin e dyshuar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin e policisë.