Live

Macron i rreptë: “Kthehuni në dialog, shumë shpejt” (VIDEO)

21:05 / 17 Maj 2025

Nga Kosova Live

Të shtunën e ka ditën e dytë të qëndrimit në Tiranë.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, që mori pjesë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, më 16 maj, këtë 17 maj, është në takime bilaterale me kryeministrin Edi Rama.

Derisa nënshkruan ujdi për bashkëpunim, dhe morën pjesë në një samit ekonomik, Macron, tha se perspektiva e Shqipërisë për tu anëtarësuar në BE, shpejt është më e qartë se kurrë.

Madje sipas mysafirit , vitit 2027 nuk është vetëm perspektivë por edhe realitet.

Nga ana e tij nikoqiri, thotë se Franca mbetet vend besnik i gjithë rajonit .

Macron u pyet edhe për masat ndëshkuese që BE-ja i ka ndaj Kosovës, tash e dy vite. Në këtë kontekst tha se uron që dialogu me Serbinë, të rifilloj në javët e ardhshme.

Ndryshe kryeministri Rama, shtoi se kanë diskutuar me presidentin Macron, për mundësinë e përfshirjes së Francës në ndërtimin e Hekurudhës Durrës-Prishtinë, dhe se diskutimet do të vazhdojnë.

Shpërndaje në

U Kopjua