Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Durrësit, pranë Shërbimit Zjarrfikës, ku një person ka mbetur i plagosur me thikë pas një përplasjeje fizike.
Sipas burimeve paraprake, konflikti ka ndodhur mes dy personave, ku një 40-vjeçar ka goditur me thikë një tjetër, i cili dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur në momentin e përplasjes. I plagosuri është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e incidentit si dhe për të identifikuar plotësisht autorin dhe personat e tjerë të përfshirë në konflikt.