Një veturë në Durrës është përfshirë sot nga zjarri.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:15, derisa mjeti ishte në lëvizje, ndërkaq dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt teknik.
Nga ky rast nuk është raportuar për të lënduar, derisa drejtuesi i mjetit ka arritur të largohet me kohë, ku më pas ka marrë edhe ndihmën e parë mjekësore.
“Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse dhe Policia Bashkiake, të cilat kanë vendosur perimetrin e sigurisë dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Nga ngjarja janë shkaktuar vetëm dëme materiale”.