Live

Kosova ndalon përkohësisht importin e mishit të pulës nga Brazili

10:33 / 20 Maj 2025

Nga Kosova Live

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka vendosur nga sot të ndalojë përkohësisht importin e mishit të pulës dhe produkteve të tjera të shpendëve nga Brazili, pas konfirmimit të një shpërthimi të gripit të shpendëve (H5N1) në një fermë në Rio Grande.

Vendimi i marrë hyn në fuqi menjëherë dhe synon të mbrojë shëndetin publik dhe sigurinë ushqimore në vend.

AUV thekson se ndonëse nuk ka prova që konsumimi i mishit apo vezëve mund të transmetojë sëmundjen te njerëzit, ndalimi është masë parandaluese për të shmangur çdo rrezik të mundshëm, njofton Klankosova.tv.

“Gripi i shpendëve është një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek shpendët dhe, në raste të rralla, mund të transmetohet edhe te njerëzit. Megjithëse nuk ka prova që konsumimi i mishit apo vezëve të shpendëve mund të shkaktojë infeksion, mirëpo ndalimi i importit është një masë paraprake për të garantuar sigurinë ushqimore të qytetarëve.

Ky vendim është në përputhje me praktikat ndërkombëtare dhe veprimet e ndërmarra nga vende të tjera, përfshirë Bashkimin Evropian, Kinën, dhe vende tjera të cilat kanë pezulluar importet e mishit të pulës nga Brazili pas konfirmimit të shpërthimit”, thuhet tutje, në njoftimin e AUV-it.

Shpërndaje në

U Kopjua