Live

Sot mblidhet KQZ-ja, këto janë pikat që do të diskutohen

09:15 / 21 Maj 2025

Nga Kosova Live

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot nga ora 13:30.

Në rendin e saj të ditës do të jenë katër pika, në mesin e të cilave edhe rekomandimi për lirimin e kutive të votimit me material zgjedhor.

Poashtu gjatë këtij takimi  do të shqyrtohet rekomandimi për ndalimin e mjeteve nga Fondi për mbështetjen e subjekteve politike në shumën e gjobave të shqiptuara nga PZAP për Zgjedhjet e Kuvendit të Kosovës 2025 si dhe përbërja e Këshillave të KQZ-së, transmeton Klankosova.tv

Shpërndaje në

U Kopjua