Live

Për të 13-të herë dorëzohen në Kushtetuese dosje për kompensim të dëmeve të luftës

20:56 / 21 Maj 2025

Nga Kosova Live

Shoqata për dëme të luftës “Ngritja e Zërit” do të dorëzojë nesër në Gjykatën Kushtetuese për herë të 13-të dosjet e radhës për kompensimin e dëmeve të luftës, respektivisht kërkesat për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktvendimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Dosja do të dorëzohet duke filluar nga ora 10:00.

Më herët Kryetari i kësaj shoqate, Jahir Bejta, ka deklaruar se shpreson që Gjykata Kushtetuese të korrigjojë lëshimin e bërë nga Gjykata Supreme.

Shpërndaje në

U Kopjua