Live

Osmani takon Delegacionin e Kongresit Amerikan, flasin për thellimin e bashkëpunimit në mbrojtje e zhvillim ekonomik

21:47 / 24 Maj 2025

Nga Kosova Live

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Dayton ka takuar Delegacionin e Kongresit Amerikan, të kryesuar nga kongresisti Michael Turner, i cili është udhëheqës i Delegacionit të ShBA-ve në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

E para e shtetit tha se në këtë takim folën për mënyrat konkrete për ta thelluar më tej bashkëpunimin me ShBA-në, sidomos në fushat e mbrojtjes dhe zhvillimit ekonomik.

“Kosova është thellësisht mirënjohëse për përkrahjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara – për sigurinë tonë, për demokracinë tonë dhe për rrugën tonë drejt integrimit euroatlantik”, shkroi Osmani, transmeton Klankosovav.tv.

Osmani ka udhëtuar sot për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në ngjarjet e organizuara në kuadër të sesionit pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që sivjet mbahet në qytetin Dayton.

Shpërndaje në

U Kopjua