Live

Berisha: Sot vazhdon bllokada (VIDEO)

07:47 / 25 Maj 2025

Nga Kosova Live

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, tha se  dëshiron të kenë një qeveri të qëndrueshme.

Ai përsëriti qëndrimin e tij rreth votimit të fshehtë për të zgjedhur kryesinë e Kuvendit, e i cili është kundër.

Berisha madje shton se bllokada që ka kapluar Kuvendin e Kosovës, do të vazhdojë edhe sot nëse nuk ‘lëviz asnjë gur’.

“Plani jonë dhe për çka jemi ne tash të thirrur, do të donim ta kishim një qeveri të qëndrueshme, që t’i ketë numrat, që na jep një qëndrueshmëri dhe siguri më të gjatë. Jam ithtar të asaj që t’i kemi qysh tash numrat për zgjedhjen e presidentit, pasi rrezikojmë edhe në atë kohë të shkojmë në zgjedhje”.

“Shumë do të doja të kishte një situatë tjetër, shumë do të do të doja që nesër të zgjidhej kryesia e Kuvendit, por për momentin që po flasim nuk ka, sepse do të informohesha, sepse bllokada vazhdon kur nuk lëviz asnjë gur nga vendi. Unë vazhdoj të jem kundër Komisionit që na jep mundësinë të votojmë fshehur dhe jam pro një kryesie që propozohet nga partia që ka shumicën”, tha Berisha.

Ndiqeni videon për më shumë detaje:

Shpërndaje në

U Kopjua