Një zyrtar policor në Mitrovicë të jugut ka raportuar në polici se në rrjetet sociale ka pranuar mesazhe kërcënuese në gjuhën serbe.
Policia e Kosovës njofton se lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe se rasti është nën hetime.
“Mitrovicë Jugu 24.05.2025-18:39. Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar policor, ka raportuar se në rrjete sociale ka pranuar mesazhe kërcënuese në gjuhen serbe. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, njofton PK.