Live

Burri rrah gruan dhe vajzën në Suharekë – policia i gjeti edhe pushkë ajrore

09:30 / 25 Maj 2025

Nga Kosova Live

Një burrë ka ushtruar dhunë fizikë ndaj gruas dhe vajzës së tij në Suharekë.

Rastin në polici e ka raportuar vajza e të dyshuarit.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore e cila ishte e dëmtuar. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt, raporton Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua