Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka në “Weekend” në Klan Kosova ka bërë të ditur se disa politikanë i kërkuan koment për procesin zgjedhor.
“Kanë bisedu me mua. Privatisht kemi biseduar”, tha Daka.
Ajo tutje bëri të ditur se tani i mungon dinamika e punës që bënte në KQZ, por tani po e shfrytëzon kohën me familjen.
“Më mungon dinamika e KQZ sepse kam qenë shumë aktive, shumë e zënë, nganjëherë nuk kam pasë kohë as për familjen time”, tha Daka, transmeton Klankosova.tv
Daka tha se sa ishte në krye të KQZ zgjedhjet mbaheshin çdo vit.
Ndiqeni videon për më shumë detaje: