Ish-kryetarja e Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka zbuluar zgjedhjet të cilat nuk do t’i harrojë kurrë.
Ajo tha se ato të vitit 2021 ishin zgjedhjet më të vështira, dhe njëkohësisht të jashtëzakonshme për shkak të presionit.
“Nuk e di nëse ka pasur ndonjëherë presion më të madh”, tha ajo në emisionin “Ëeek end” në Klankosova.tv.
“Zgjedhjet e vitit 2014 kur janë mbajtur për herë të parë edhe në pjesën veriore, kanë qenë zgjedhje të vështira dhe të komplikuara. Ka qenë hera e parë që i kemi shpall rezultatet shumë shpejt, ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm për KQZ-në në atë kohë. Zgjedhjet më të vështira, më të veçanta kanë qenë ato të vitit 2021 – të jashtëzakonshme gjithqysh, për shkak të presionit, nuk e di nëse ka pas ndonjëherë presion më të madh nga publiku, nga të gjitha anët. Në KQZ ka qenë një presion i jashtëzakonshëm dhe nuk do t’i harroj kurrë”, u shpreh Daka.
Tutje, Daka komentoi edhe ngërçin politik i cili po ndodh së fundmi me moskonsituimin e kuvendit duke shpresuar se “seriali” do të përfundojë së shpejti.
“Të shohim sa do të zgjasë seriali i Kuvendit”.