Live

Sveçla: Asnjë shqiptar nuk u pranua në Policinë e Serbisë, qasje diskriminuese që në thelb e ka spastrimin etnik

18:23 / 26 Maj 2025

Nga Kosova Live

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pasi në konkursin e fundit të policisë në Serbi nuk u pranua asnjë shqiptar, gjë për të cilën ai tha se kjo është një qasje diskriminuese ndaj shqiptarëve në Preshevë e Bujanoc.

Sipas Sveçlës kjo tregon se Serbia çdo ditë shpërfaq qasjen e tyre diskriminuese.

Reagimi i plotë:

10% e totalit të Policisë së Kosovës janë nga radhët e komuniteteve dhe mbi 50% prej tyre janë nga radhët e komunitetit serb. Në 3 proceset e fundit, të veçanta për komunitetet, janë inkuadruar 210 pjesëtarë të rinj nga po ky komunitet.

Në konkursin e fundit të policisë në Serbi, nga 43 policë të pranuar në Preshevë dhe Bujanoc asnjëri nuk është shqiptar. E po ashtu nga 22 policë sa janë në Medvegjë, asnjëri prej tyre nuk është shqiptar.

Kjo dëshmon qasjen tonë për integrim e bashkëpunim me qytetarët e komunitetit serb që jeton në Kosovë ndërsa Serbia çdo ditë e më shumë po shpërfaq qasjen e saj diskriminuese ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, që në thelb ka spastrimin etnik të tyre.

Ky spastrim etnik që Serbia po ua bën në çdo formë shqiptarëve që jetojnë në Luginë të Preshevës, duke ua shkelur rrjedhimisht çdo të drejtë elementare të tyre, duhet ndëshkuar e ndalur menjëherë nga faktori ndërkombëtar.

Shpërndaje në

U Kopjua