Live

Osmani para Asamblesë Parlamentare: Është koha që NATO t’i hapë dyert për Republikën e Kosovës

18:48 / 26 Maj 2025

Nga Kosova Live

Presidentja Vjosa Osmani ka ndarë fjalimin që ka mbajtur para Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Dayton të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë këtij fjalimi, Osmani ka thënë se është koha që NATO t’i hapë dyert për Republikën e Kosovës.

Në kuadër të aktiviteteve në ShBA, Osmani ka biseduar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Ajo ka njoftuar se me Rutten ka folur lidhur me situatën e sigurisë në vendin tonë si dhe rolin e rëndësishëm të misionit të NATO-s në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon.

“Në kuadër të aktiviteteve në SHBA, bisedova me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Mark Rutte, lidhur me situatën e sigurisë në vendin tonë si dhe rolin e rëndësishëm të misionit të NATO-s në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon”, ka njoftuar Osmani.

Shpërndaje në

U Kopjua