Një tjetër përpjekje, e 23-ta me radhë, për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish.
VV ka vazhduar edhe me përpjekjen për ta ndryshuar formën e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, në votim të fshehtë, por që nuk ka marrë mbështetje.
Në sallë ishin 111 deputetë.
“55 deputetë për, kundër një, abstenime s’ka. Ndërpritet seanca”, tha kryesuesi i seancës, Avni Dehari.
Përpjekja e radhës do të bëhet të shtunën, në orën 10:30.
E propozuara e VV-së për këtë pozitë vazhdon të mbetet Albulena Haxhiu.