Live

Rritja e shtesave për lehonat, Hoxha: Mbështetja të bëhet, por vendimi ishte i jashtëligjshëm

16:15 / 05 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë vendim për rritjen e shtesave për lehona gjatë mbledhjes që u mbajt sot.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bëri të ditur se është rritur vlera mujore e shtesave për gratë lehona të papunësuara, nga 170 euro në 325.9 euro për muaj.

Lidhur me këtë, ka reaguar deputetja e betuar e PDK-së, Eliza Hoxha e cila thotë se një vendim i tillë është i jashtëligjshëm edhe në kuptimin e kompetencës e edhe si shumë buxhetore totale.

“Qeveria në detyrë i ka kompetecat e limituara që mundësojnë vetëm funksionet teknike brenda kornizës buxhetore të miratuar vitin e kaluar në Kuvend. Le të kuptohemi drejt se askush nuk është kundër që mbështetja e shtetit për lehonat dhe fëmijët të mos bëhet”.

“Por vendimi i sotëm është i jashtëligjshëm edhe në kuptimin e kompetencës e edhe si shumë buxhetore totale. Është e pakuptimtë dhe e papranueshme se si një njeri i cili ka më së shumti mandate të fituara në zgjedhjet e fundit dhe e mundësi ta bëjë qeverinë e të jetë kryeministër me kompetenca të plota parapëlqen dhe vazhdon të rrijë kryeministër në detyrë dhe deputet njëkohësisht. Kjo është pyetja që duhet ta shtjellojmë…”, ka shkruar Hoxha në Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua