Senatori kolumbian Miguel Uribe Turbay, kandidat i mundshëm në zgjedhjet presidenciale të vendit vitin e ardhshëm, u plagos në kokë në një tubim fushate në Bogota të shtunën, thanë autoritetet.
Partia e tij konservatore Qendra Demokratike lëshoi një deklaratë duke e quajtur sulmin “një akt të papranueshëm dhune”, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, e cila po heton të shtënat, tha se senatori mori dy plagë, derisa gjatë sulmit u plagosën edhe dy të tjerë. Deklarata nga zyra tha se një djalë 15-vjeçar u arrestua në vendngjarje.