Live

“Marre t’koftë, a unë po të rrezikoj a?”: Koci pasi Kurti iku i rrethuar me truproja

13:17 / 09 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Avokati Arianit Koci ka reaguar edhe në Facebook, pasi kryeministri në detyrë Albin Kurti, i rrethuar nga truprojat iku nga ai teksa po dilte nga Parlamenti i Kosovës.

Koci thotë se është e pakuptimtë që Kurti të dalë i rrethuar me 20 policë, përmes dyerve të garazhit të Kuvendit.

“Marre t’koft Albin – që nuk u ndale. A unë qenkam ai që po të rrezikoj, a?, shkruan avokati, njofton Klankosova.tv.

“Marre t’koft, Albin – që nuk u ndale! Marre! Me hy në Kuvend përmes dyerve të garazhës së Kuvendit, e me dalë i rrethuar me 20 policë – vërtetë nuk ka kuptim! A unë qenkam ai që po të rrezikoj, a? Unë, që po të pres me pyetje – me kërkesë për sqarim: 29 herë – Kuvendi pa zgjidhje? Pse? Hajgare me popull a? Në vend që të ballafaqohesh – po futesh fshehurazi, e po del i mbrojtur si me qenë në rrezik lufte. Kjo është frikë, jo përgjegjësi. Lideri nuk ikë. Lideri del përballë”, përfundoi ai.

Koci e nisi protestën sërish sot para Kuvendit pasi brenda tash e 29 herë nuk po arrihet të bëhet konstituimi i tij. Për këtë, avokati tha se do të qëndrojë gjatë gjithë javës përpara, madje paralajmëroi se edhe do të flejë aty.

Shpërndaje në

U Kopjua