Live

“Ka qenë figurë e rëndësishme në periudha kyçe të historisë sonë” – Krasniqi shpreh ngushëllime për vdekjen e Bujar Bukoshit

13:43 / 10 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, i ka shprehur ngushëllime familjes Bukoshi dhe të afërmve për vdekjen e Dr. Bujar Bukoshit.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Krasniqi ka theksuar se kontributi i tij do të mbetet pjesë e kujtesës institucionale dhe të historisë së shtetformimit të vendit tonë, transmeton Klankosova.tv.

“Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bukoshi, miqve dhe bashkëpunëtorëve për ndarjen nga jeta të Dr. Bujar Bukoshit.

Dr. Bukoshi ka qenë një figurë e rëndësishme në periudha kyçe të historisë sonë – si Kryeministër në ekzil gjatë viteve ’90 dhe si njëri nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.

Kontributi i tij do të mbetet pjesë e kujtesës institucionale dhe të historisë së shtetformimit të vendit tonë.

Shpërndaje në

U Kopjua