Live

Vritet edhe shefi i Forcave të Armatosura të Iranit

07:46 / 13 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Mohammad Bagheri, Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit, është vrarë si pasojë e sulmeve izraelite, raportojnë mediat shtetërore, shkruan BBC.

Ai iu bashkua Gardës Revolucionare në vitin 1980 përpara se të ngjitej në radhët e tij për t’u bërë një nga udhëheqësit më të rëndësishëm ushtarakë të vendit.

Mediat shtetërore iraniane kanë bërë të ditur se edhe kreu i Gardës Revolucionare të Iranit, Hossein Salami, është vrarë pas një sulmi ajror nga Izraeli, transmeton Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua