Live

Netanyahu u bën thirrje amerikanëve për mbështetje

21:38 / 14 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka publikuar një video tjetër, këtë herë duke folur në gjuhën angleze dhe me sa duket duke iu drejtuar një audience amerikane.

Ai fillon duke i uruar Donald Trump ditëlindjen, pastaj i bën homazh ushtarakëve dhe grave amerikane që kanë “mbrojtur lirinë” për 250 vjet.

Netanyahu thotë se ushtria izraelite po “mbron lirinë” gjithashtu në Lindjen e Mesme kundër asaj që ai e quan një regjim “tiranik” iranian, raporton BBC, transmeton Periskopi.

“Armiku ynë është armiku juaj. Dhe duke bërë atë që po bëjmë, po merremi me diçka që do të na kërcënojë të gjithëve herët a vonë”, thotë ai.

Ai gjithashtu thotë, pa dhënë prova, se nëse Izraeli nuk do të kishte vepruar, Irani do t’i kishte armatosur përfaqësuesit e tij – si Hezbollahu dhe Hamasi – me armë bërthamore.

“Kjo është ajo që Izraeli po bën me mbështetjen e qartë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe popullit amerikan dhe shumë të tjerëve në botë”, shton ai.

Shtëpia e Bardhë në fillim u përpoq të distancohej nga sulmi i Izraelit ndaj Iranit, por më vonë e mbështeti hapur atë, me Trumpin që e quajti “të shkëlqyer”.

Shpërndaje në

U Kopjua