Live

Dronët iranianë me cak Izraelin shihen duke kaluar nëpër hapësirën ajrore të Irakut

09:30 / 13 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Dy zyrtarë irakianë të sigurisë, të cilët folën në kushte anonimiteti për “AP” për shkak të ndjeshmërisë së situatës, thanë se më shumë se 100 dronë të nisur nga Irani drejt Izraelit u gjurmuan duke kaluar hapësirën ajrore irakiane.

Banorët e provincës Diyala të Irakut, e cila kufizohet me Iranin, raportuan se kishin dëgjuar zhurmën e avionëve dhe shpërthimet nga sulmet brenda territorit iranian të premten në mëngjes, transmeton klankosova.tv.

Disa më vonë thanë se panë dronë të nisur nga Irani duke u drejtuar drejt Izraelit.

Shpërndaje në

U Kopjua