Ambasada e Republikës së Kosovës në Izrael ka paralajmëruar të gjithë qytetarët kosovarë që ndodhen atje të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrojnë në vende të sigurta për shkak të tensioneve të rritura në rajon.
Në një njoftim të bërë përmes një postimi në faqen zyrtare, Ambasada ka theksuar rëndësinë e ndjekjes së udhëzimeve të Komandës së Mbrojtjes së Brendshme të Izraelit, të cilat janë të disponueshme në linkun e tyre të dedikuar https://www.oref.org.il/eng.
Për çdo pyetje ose nevojë për ndihmë, qytetarët kosovarë mund të kontaktojnë Ambasadën e Republikës së Kosovës në Izrael në numrin e telefonit: +972 (0) 586 340 450.
Ambasada ka apeluar që të gjithë qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë udhëzimet për siguri, për të shmangur rreziqet dhe për të siguruar një reagim të shpejtë në rast emergjence.