Një aeroplan i kompanisë “Air India 171”, që ishte nisur nga India për në Londër u rrëzua menjëherë pas ngritjes, e që la të vdekur 241 persona, derisa vetëm një shpëtoi.
Por kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë në Indi, pasi me numër të njëjtë të fluturimit, 171, një aeroplan ishte rrëzuar duke lënë të vdekur 95 persona.
Studiuesja e konspiracionit, Pranvera Xhafa thotë se nuk ishte vetëm një aksident, por më shumë si një mesazh.
“Është një mesazh për Indinë nga qeveria botërore që po krijohet, e cila gati po i thotë se nuk përbën më një kërcënim”, tha Xhafa.
Nga ana tjetër, Altin Goxhaj tha se i mbijetuari i rrëzimit të avionit në Indi gjatë ditës së enjte, nuk ka asnjë informacion për të dhënë.
“Kjo sepse ai aeroplan nuk ra në sekond, ne e pamë edhe në video. Ky njeri nuk ishte në gjendje të thoshte se njerëzit po ulërinin. Ai dukej se kishte një boshllëk në kujtesë”, u shpreh Goxhaj.
Tutje, Goxhaj tha se nuk ka si të zbulohet se çfarë po ndodh me mjetet transportuese të ditëve të sotme.