Live

Vuçiqi e takon Sorensenin në Pragë, i flet për dialogun dhe Asociacionin

16:52 / 13 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ka zhvilluar një takim në Pragë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Ky i fundit dha detaje për takimin në një postim në llogarinë e tij në Instagram.

Vuçiqi tha se me Petersenin floën për dialogun e Brukselit, transmeton Klankosova.tv.

“Theksova se Serbia është plotësisht e përkushtuar për të gjetur zgjidhje kompromisi përmes dialogut, me respekt të plotë për partnerët ndërkombëtarë”

“Vura në dukje se për vazhdimin e dialogut, është thelbësore të kthehemi te themelet e lëna pas dore të çdo diskutimi të mëtejshëm, siç është formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”.

“I jam mirënjohës Përfaqësuesit Special Sorensen për seriozitetin, profesionalizmin dhe përkushtimin e tij të sinqertë ndaj paqes dhe bashkëpunimit, si dhe për mbështetjen që BE i ofron Serbisë në rrugën e saj evropiane”, shtoi ai.

Shpërndaje në

U Kopjua