Live

Netanyahu: Vrasja e Khameneit do ta përfundonte konfliktin

21:35 / 16 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se vrasja e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, do ta përfundonte konfiktin, raporton “The Guardian”.

Netanyahu e ka bërë këtë deklaratë teksa po pyetej lidhur me raportimet për “veto-n” e Presidentit të ShBA’së, Donald Trump, ndaj një plani izrealit për ta vrarë Khamenein.

Ai ka deklaruar se vrasja e Khameneit nuk do të “përshkallëzonte konfliktin,” por përkundrazi do ta “përfundonte atë”.

Madje, ka thënë se janë të hapur për ta targetuar Khamenein.

Shpërndaje në

U Kopjua