Live

Si ndodhi sulmi brutal ndaj të riut nga komuniteti rom në Prizren?(VIDEO)

08:03 / 17 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Një i ri nga komuniteti rom është sulmuar brutalisht para një jave në Prizren, teksa po priste autobusin pranë Universitetit të Prizrenit, rreth orës 06:00 të mëngjesit, për të shkuar në punë.

Sipas raportimit të gazetarit Nuhi Salihu në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, viktimës iu afruan dy të rinj me motoçikleta, të cilët i kërkuan para.

Kur ai u tha se nuk kishte para me vete, njëri nga sulmuesit e goditi me shqelm në fytyrë, duke i shkaktuar thyerje të rëndë në nofull.

Menjëherë pas sulmit, viktima u dërgua në Spitalin e Prizrenit, ku iu nënshtrua një operimi. Aktualisht, gjendja e tij shëndetësore është stabile.

Të dyshuarit janë identifikuar përmes kamerave të sigurisë dhe janë ndaluar nga Policia e Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua