Live

Një grua vdes në QKUK, policia nis hetimet

09:09 / 17 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Një grua ka vdekur në QKUK ku ishte duke marrë tretman mjekësor.

Policia bën të ditur se fillimisht ishte raportuar për një person të shtrirë në tokë në Prishtinës. Më pas, në vendin e ngjarjes përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi mjekësor që ka marrë viktimën për trajtim mjekësor.

“Derisa ka qenë në tretman mjekësor në QKUK e njëjta ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thotë policia, njofton Klankosova.tv.

Lidhur me rastin janë duke u zhvilluar hetime.

Shpërndaje në

U Kopjua