Ushtria izraelite ka konfirmuar se ka kryer sulme ajrore në Iran gjatë natës, në ditën e gjashtë të ofensivës së saj të paprecedentë.
Sipas një deklarate zyrtare, mbi 50 avionë kanë marrë pjesë në këtë operacion, duke goditur një objekt për prodhimin e centrifugave për uranium në kryeqytetin iranian, Teheran, si dhe disa fabrika armësh në rajone të ndryshme të Iranit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
“U goditën disa objekte për prodhimin e armëve, përfshirë edhe ato që prodhojnë materiale të papërpunuara dhe komponentë për ndërtimin e raketave sipërfaqe-sipërfaqe,” thuhet në njoftim.
Ky është një ndër zhvillimet më serioze në përshkallëzimin e tensioneve midis Izraelit dhe Iranit, teksa pritet reagimi zyrtar nga Teherani.