Live

Bislimi intervistohet sot nga Prokuroria Speciale

08:35 / 18 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Zëvendëskryeministri në detyrë Besnik Bislimi, sot pritet të intervistohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Sipas burimeve të Klankosova.tv Bislimi, do të intervistohet rreth kontratës për mbetjet shtazore të Ministrisë së Bujqësisë.

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, më 27 maj ishte intervistuar nga PSRK-ja në cilësinë e të pandehurit nga Prokuroria, për rastin e fabrikës së mbetjeve shtazore.

Ai kishte deklaruar se numri dy i Qeverisë në detyrë ishte interesuar rreth kësaj kontrate.

Shpërndaje në

U Kopjua